Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni, eurodizel 62.00 denarë

0

Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Nga mesnata sërish janë liruar çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni.

Komisioni Rregullatorë i Energjitikës vendosi sot uljen e benzinës për 1 denarë, ndërsa dizeli për gjysmë denari.

Çmimi i EUROSUPER BS-95 do të jetë 72.00 denarë për litër, ndërsa ai i EUROSUPER BS-98 për 73.50 denarë për litër.

Çmimi i naftës apo eurodizel do të jetë  62.00 denarë për litër. (INA)

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com