Ukrainë: Është vrarë një ushtar qeveritar

0

Ushtria e Ukrainës ka njoftuar sot se një ushtar i saj është vrarë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur, nga sulmet në pjesën lindore të këtij vendi, në periudhën kur po mbretëron armëpushim.

tanke

Zëdhënësi i ushtrisë, Andriy Lysenko, tha se separatistët prorusë kanë përdorë artileri të kalibrit të madh, gjatë sulmeve të tyre kundër forcave qeveritare, duke e shkelur armëpushimin e arritur në muajin shkurt.

Ushtria tha se separatistët prorusë mbrëmë e kanë shkelur armëpushimin, duke qitur me armë artilerike dhe duke hedhur mortaja, në 28 raste.

Separatistët pretendojnë se forcat e Ukrainës kishin sulmuar me predha në qytetin Donjecks, që është nën kontrollin e kryengritësve, gjithsej 36 herë, gjatë 24 orëve të kaluara.

Gjatë një viti të luftimeve ndërmjet forcave qeveritare dhe separatistëve prorusë në pjesën lindore të Ukrainës, janë vrarë më se 6,100 vetë.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com