Uji po rrezikon nxënësit në këtë shkollë të Prishtinës, familjarët kanë një mesazh për Ahmetin
16:04 | 22 Qershor 2018

Nxënësit dhe kolektivi i shkollës “Ismail Qemali” në Prishtinë, çdo ditë kanosen nga rreziku i energjisë elektrike.

Krejt pranë njësorit që gjendet në hyrje të bodrumit të shkollës, rrjedh uji, burimi i të cilit nuk dihet se ku është, raporton KTV.

Zëvendësdrejtori i shkollës, Bajram Vrapçani, tregon se problemi është më i theksuar në dy vjetët e fundit.

E për t’iu shmangur së keqes për shkak të sasisë që ujit që kishte hyrë një ditë më parë, e kanë ndalur tërë energjinë elektrike.

Meqë largimi nga kjo shkollë është i pamundur tash për tash, Vrapçani thotë se vazhdimisht i janë drejtuar komunës për intervenim.

Të shqetësuar për këtë janë edhe familjarët e nxënësve.

Në Komunën e Prishtinës thonë se burimi i këtij uji nuk është brenda oborrit të shkollës dhe për ta identifikuar problemin, nevojitet një projekt më i madh.

Por, ende nuk dihet nëse do të arrijnë ta ndryshojnë pozitën e njësorit.

Kjo shkollë është një nga më të mëdhatë në Kosovë. Shkolla ka 3 mijë nxënës me 80 paralele, në secilën prej tyre mësojnë 30 deri 35 nxënës.

Në bodrumet e saj, mësimin e zhvillojnë 8 paralele.

Derisa komuna të bëjë një zgjidhje nxënësit, mbetën të rrezikuar çdo ditë edhe nëse nuk bie shi.

Rashel Kolaneci
S