UFO në Kili? (Video)

0

Një UFO që u filmua në Kili nuk është ‘një objekt i njohur i bërë nga njeriu’, sipas qeverisë së vendit.

ufo-n-euml-kili-video_hd

Zyrtarët kanë publikuar pamjet pas përfundimit të një hetimi të plotë dhe kanë njoftuar në një raport se objekti misterioz nuk është i njohur për ta.

Ata konfirmuan se disku prej argjendi që shihet në këtë klip ishte rreth 10 metra në diametër dhe kreu lëvizje vertikale dhe horizontale, që asnjë avion tjetër nuk mund t’i bëjë, sipas raporteve të medias kiliane, transmeton Telegrafi.

Imazhet janë filmuar në prill 2013 nga minatorët e Collahuasi. Autoritetet kanë mohuar edhe raportet se objekti mund të jetë një dron.

Hetimet mbi atë se çfarë ishte ky objekt vijojnë, por banorët e zonës vijojnë të këmbëngulin se bëhet fjalë për prezencë jashtëtokësore, raporton “Mirror”. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com