“UFO kamuflohet në re” (Foto)
14:10 | 30 Janar 2017

Një re misterioze në formë të anijes kozmike UFO është shfaqur mbi malet e cila ka habitur skiatorët të cilët ishin aty pranë kur e panë atë në qiell. Kjo pamje e çuditshme është shfaqur në rezortin për skijim Duved, në Suedi, gjatë kësaj jave dhe shumica e skiatorëve janë ndalur në mal për të bërë fotografi. Fotografja e natyrës, Sara Björkebaum ka parë këtë re e para dhe menjëherë e ka fotografuar ku pastaj atë e ka postuar në profilin e saj në Instagram, transmeton Koha.net. “Moti i çuditshëm, retë e ftohta. Mendoj se do të hidhem mbi atë anije kozmike”, ka shkruar Björkebaum, nga Suedia. Ekspertët kanë thënë se ishte një “re lentikulare”, e cila zakonisht formohet mbi majat e maleve. Ato zakonisht shfaqen kur ajri i afrohet maleve, dhe kur ftohet atëherë krijohet një re.
Aurela Hoxha