UEFA nis hetimet për ndeshjen Dortmund – Galatasaray

0
Federata e Futbollit Evropian, UEFA, ka vendosur që të nisë hetimet rreth ndeshjes së vlefshme të Ligës së Kampionëve, ndërmjet Dortmundit dhe Galatasarayt, ndeshje kjo e fituar nga vendasit, me rezultat 4-1.

Arsyeja e nisjes së këtij hetimi disiplinor, janë predhat e hedhur në fushë nga tifozët, që bënë që ndeshje të ndërkrehet për një moment.

UEFA, do të dalë me vendim rreth këtij rasti, me 13 nëntor.

Në këtë grup, Dortmundi ka siguruar kalimin në fazën tjetër, pas arritjes së katër fitoreve në katër ndeshjet e para, e ndjekur nga Arsenali me 7 pikë, Anderlechti me 2 dhe Galatasaray me 1 pikë krejt në fund./Indeksonline/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com