UEFA e dënon lojtarin e Liverpoolit pasi ofendoi Ramosin
15:56 | 11 Janar 2019

Mbrojtësi i Kroacisë dhe Liverpoolit, Dejan Lovren, është pezulluar me një ndeshje ndërkombëtare.

E gjithë kjo vjen pas komenteve të tij në rrjetet sociale për Spanjën, pas fitores së Kroacisë, 3-2 në Ligën e Kombeve në nëntor.

Lovren kishte postuar një video në Instagram, ku ai dëgjohet duke e ofenduar mbrojtësin e Realit, Sergio Ramos dhe ‘Furinë e Kuqe’, transmeton Zëri.

Anëtari i Liverpoolit, gjithashtu, u tha tifozëve pas ndeshjes se Spanja ishte e ‘vrazhdë’ në fushë dhe dukeshin si humbës të këqinj.

Sipas UEFA-s, Lovren ka thyer disiplinoren që penalizon çdo kënd që ofendon tjetrin.

Kështu, Lovren do t’i mungojë Kroacisë në ndeshjen e radhës në kuadër të UEFA-s, e cila është eliminatorja në shtëpi ndaj Azerbajxhanit.

The post UEFA e dënon lojtarin e Liverpoolit pasi ofendoi Ramosin appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Atalanta Kërçyku