UDSH inicon seancë të jashtëzakonshme parlamentare lidhur me vizitën e Vuçiqit

0

Partia opozitare në Kuvendin Komunal të Preshevës, Unioni Demokratik Shqiptar (UDSH) ka inicuar procedurën për të ftuar seancë të jashtëzakonshme lidhur me vizitën e kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq në komunën e Preshevës.

Kuvend

“Jemi në konsultim me Partinë për Veprim Demokratik dhe me këshilltarët e subjekteve të tjera për të siguruar 13 firmat e nevojshme për ta shtruar çështjen e vizitës së Vuçiqit në komunën e Preshevës, përkatësisht që kryetari i Komunës Ragmi Mustafa të jap shpjegime para Kuvendit, si organ i cili e ka zgjedhur kryetar”, ka konfirmuar Naser Aziri për presheva.com, shef i grupit të këshilltarëve të UDSH në Kuvendin Komunal të Preshevës. Në parlamentin lokal që përbëhet nga 38 këshilltarë komunalë, UDSH ka aktualisht 4 këshilltarë në grupin e saj parlamentar, ndërsa PVD 9 këshilltarë./BujanocioNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com