“UÇK” merr përsipër sulmin e Qeverisë së Maqedonisë

0

Sulmi ndaj Qeverisë me granatë tre ditë më parë sërish ka nxjerrë në sipërfaqe autorët e ngjajshëm të deklaruar dy muaj më parë për sulmin e fundit.

UCK-418x215

Dhe sërish një komunikatë e shpërndarë me logon e UÇK-së, ka marrë përgjegjësinë për sulmin që ndodhi të premten më 10 prill rreth orës 21.00, kur një granatë e hedhur u gjet disa metra afër Qeverisë dhe që ishte shkrepur pranë parkut të Qeverisë, transmeton ina. Granata sipas policisë kishte ardhur nga drejtimi i pjesës tjetër të lumit Vardar apo nga ura “Goce Dellçev”.

Edhe kjo komunikatë e përpiluar me disa rreshta si person përgjegjës ka komandantin me nofkën “Kushtrimi”.

Komunikata e fundit e njohur me të njëjtën nofkë doli se kishte kopjuar nënshkrimin e Presidentit të Bankës Evropiane dhe se kjo kishte përbërë një skandal që pushtoi mediat.

Kjo është deklarata disa rreshta e lëshuar për mediat:

UCK-Sk

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com