“UÇK” mer përgjegjësin për sulmin me granata ndaj Qeverisë në Shkup

0
"UÇK" mer përgjegjësin për sulmin me granata ndaj Qeverisë në Shkup

Përmes një komunikate që mban emblemën e Ushtrisë Çlirimtare Kombetare (UÇK) merret përgjegjësia për sulmin me granata nda Qeverisë së Maqedonisë më 28 tetor.

Komunikata është publikuar nga Alsat M, duke theksuar se në postën e tyre elektronike ka mbërritur kjo komunikatë e dërguar me emrin “Debatik Sharri”.

Në këtë komunikatë më tutje theksohet si më poshtë:

“Mbrëmjen e 28 tetorit , nga ora 20.30 deri në orën 21 njësiti elitar ” Hasan Prishtina ” në mënyrë të koordinuar goditi godinën e Qeverisë, Gjykatën dhe kishte në fokus goditje një Stacion Policor në Shkup. Koha e zgjedhur dhe mosgoditja e Stacionit Policor u bënë për të ruajtur jetët njerzore”, thekson komunikata, që në fund është firmosur nga Kushtrimi.

Njëkohësishte është lëshuar edhe një deklaratë politike gjithashtu e firmosur nga Kushtrimi ku mes tjerash thuhet se  “Marrëveshja e Ohrit nuk po gjen zbatim. Ajo është stërkequr si mos më keq. Tejzgjatja e zbatimit të saj, qasja shovene e qeverisë ndaj Shqiptarëve , terrori maqedon i qeverisë shovene ka zbritur deri në familjet shqiptare, kudo e kurdo, në rrugë e shkolla. Procese të montuara , Grupe Huliganështë orkestruar nga segmente shtetërore intelegjente, dhunojnë damilje, lagje e fëmijë shqiptarë. Shqiptarët sot në Maqedoni po jetojnë natën e akullt. Thërrasim faktorin ndërkombëtarë të ndërhyjë, Faktorin politik Shqiptarë e veçanarishtë atë në Qeveri të shohë me realizëm gjendjene mjerë të popullit shqiptarë në Maqedoni. Qeveria shovene maqedonase , rrugëton cdo ditë e nga pakë drejt foles Ruse përmes rrugës serbe. Shqiptarët nuk e duan këtë. Integrimet euroatlantik e cojnë rajonit drejt prosperimit. Ne duam ashtu sic ndajm fate e hapsira te njejta të ndajmë dhe liri e mundësi të njejta” , shkruan në deklaratën politike të Ushtrisë Çlirimare Kombëtare.  (INA)

apet

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com