U tha se u arrestua, vjen reagimi i Islam Pacollit
15:58 | 12 Qershor 2018

Deputeti i AKR-së, Islam Pacolli përmes një postimi në Facebook ka tentuar të sqarohet për sulmin që e ka bërë ndaj zyrtarit policor në Ministrinë e Drejtësisë. Ai ka thënë se nuk është arrestuar për këtë incident, mirëpo në këtë postim nuk ka mohuar të ketë sulmuar policin.

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot një zyrtar i saj është sulmuar nga një deputet ndërsa Koha.net merr vesh se sulmuesi ishte deputeti Pacolli që ka thënë se raportimi për këtë sulm është tendencë për dëmtimin e imazhit të tij publik, transmeton Koha.net.

“Me qëllim të informimit të drejtë të opinionit publik, përmes këtij shkrimi shfrytëzoj rastin të demantoj shkrimin e disa portaleve informative të cilat kanë dezinfirmuar publikun duke konstatuar se ‘Deputeti Islam Pacolli është arrestuar për shkak të mospërfilljes së urdhërit nga një zyrtar shtetëror’”, ka shkruar Pacolli.

“Konstatimi i sipërcituar nga portalet përkatëse është i pavërtetë dhe si i tillë, ky është sulm drejtuar personalisht kundër meje me tendencë të dëmtimit të imazhit tim publik. Si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i zgjedhur për të përfaqësuar qytetarët e Republikës së Kosovës, mbetem i përkushtuar të vazhdoj të respektoj me përpikmëri Kushtetutën, Ligjet në fuqi si dhe Institucionet e shtetit tonë. Njëkohësisht u bëj thirrje personave përgjegjës të tërhiqen sa më shpejt nga dezinformimet e tilla të opinionit publik”, ka sqaruar ai.

Françeska Jaçe
S