U promovua libri “Bujanoci burim i trashëgimisë sonë kulturore dhe natyrore“

0

Në sallën e vogël të shtëpisë së kulturës në Bujanocit është bërë sot promovimi i librit “Bujanoci burim i trashëgimisë sonë kulturore dhe natyrore“ i autorit Xhemaledin Salihu. Në këtë promovim të pranishëm ishin anëtraët e Shoqatës për trashëgimi dhe krijimtari kulturore të Luginës së Preshevës, përfaqësues të pushtetit lokal në krye me kryetarin e komunës së Bujanocit, Nagip Arifin, profesor të gjuhës dhe letërsisë shqipe, publicist, drejtor të shkollave fillore dhe adhurues të fjalës së shkruar.

libri 2Publicisti dhe autori i këtij libri është munduar që përmes fakteve të trajtojë tema nga e kaluara që dëshmojnë pasurit kulturore, natyrore, dhe pozitën gjeografike të Bujanocit. Recensentit i librit dr. Veton Zejnullahu tha se, ky libër është një pasuri për Bujanocin libër ky i cili nuk është shkruar në kabinet por në ecje e sipër. Recensenti njëheerit edhe përgëzoi autorin duke i dëshiruar suksese edhe në të ardhmën. Po ashtu fjala iu dha edhe shkrimtarit Bilall Maliqi nga shoqata “Feniks” ku përgëzoi autorin për këtë hap të rëndësishëm sespe sipas shkrimtarit libri ka një sintezë interesante. Ndërsa autori i librit Xhemaledin Salihu i përshëndeti të gjithë të pranishmit duke i falënderuar për mbështjet që i kanë dhënë, një falenderim i veçant ishte edhe për këshillin komunal të Bujanocit për ndihmën finanasiare që iu është dhënë autorit për botimin e librit. libri 3Xhemaledin Salihu tha se, ideja për këtë projekt filloi kur shoqata ka filluar regjistrimin e trashëgimis kulturore në komunën e Bujanocit. Realizimi i këtij projektit sipas autorit ka zgjatur 6 muaj. Nga të pranishmit folën edhe Zeqirja Fazliu i cili përgëzoi autorin e librit duke e vlerësua dhe u mirëpritur atë, ndërsa pati edhe kritika nga profesori i historisë Ismet Bjarami nga Presheva. Ky libër me rëndësi për Bujanocin u mirëprit dhe u vlerësua nga shkrimtar dhe professor si Nehat Ramizi, profesori i historisë Sali Salihu, imami Ragmi Destani dhe Faik Jashari professor. Nxnësnja nga presheva Nurije Osmani recitori një poezi në këtë tubim dhe në këtë mënyrë tregoi edhe vlerësimin e saj që ka ky libër. Në fund të këtij promovimi për të gjithë të pranishmit nga autori Xhemaledin Salihu iu dhurua nga një libër./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com