U përkujtua 15 vjetori i daljes në skenë të UÇPMB-së

0

Organizata e veteraneve të Luftës së UÇPMB-së në bashkëpunim me Bashkësin lokale të fshatit Dobrosin sot kanë organizuar dhe përkujtuar 15 vjetorin e djalles në sken UÇPMB-së po në këtë fshat. Po ashtu janë përkujtuar dhe dy martirët e parë nga ky fshat që u vranë këtu e pesmbëdhejet vite me parë. vëllezërit Isa e Shaip Saqipi.

homazhe dobrosin 1Në këtë përvjetor ishte i pranishëm edhe kryetari i Këshillit Kombëtarë Shqiptar njëherit dhe i kuvendit komunal si dhe ish shef politik i UÇPMB-së Jonuz Musliu, kryetari i OVL-së në Bujanoc, Afrim Agushi, familjar të dëshmorëve, ish pjesëtar të luftës dhe qytetar. Ky manifestim filloi me intonimin e himnit kombëtar nga kori i shkollës fillore “Sami Frashëri” në Dobrosin dhe me një minutë heshtje nga të pranishmit. Elaboratin e historisë së UÇPMB-së e lexoi shkrimtari dhe mësuesi nga nga Dobrosini, Halim Hasani dhe më pas të pranishmiv iu drejtuafjalën Jonuz Musliu dhe kryetari i OVL-së Afrim Agushi. homazhe dobrosin 3Ata folën për rëndësinë e UÇPMB-së që kishte atëkohë në zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve në Luginë. Musliu, tha se, UÇPMB gjithmonë do të jetë themeli i lirisë së shqiptarëve në Luginë të Preshevës, sepse aty u radhitën djemt më të mirë të kombit, ku edhe dhanë jetën për lirin e këtij vendi, tha Musliu Po ashtu fjalë rasti morën dhe familjar të martirëve e dëshmorëve të kombit në shenjë krenari e lavdie ndaj djemve të rinj. Në këtë aktivitet pat edhe recitime nga nxënësit e kësaj shkolle të cilët recituan pran të pranishmëve. Pas manifestimit në ambientet e shkollës të pranishmit më kurora lules në dorë kanë marshuar nga shkolla deri tek varrezat e fshatit, për të i vërëkurorat me lule, sikurse tek martirët ashtu dhe dëshmorët e kombit në shenj respekti dhe nderë, për veprave të tyre të cilët dhanë më të shtrenjtën, jetën për liri e vendit të tyre./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com