U mbajt mbledhja e radhës së Komisionit për Arsim të Këshillit Kombëtar Shqiptar.
18:18 | 15 Mars 2019

Sot u mbajt mbledhja e radhës e Komisionit për Arsim pranë Këshillit Kombëtar Shqiptar, ku u diskutua për problemet dhe vështirësitë e vazhdueshme që po hasen në këtë fushë. Duke filluar prej mungesës së librave, si temë që ende rëndon mësimdhënësit dhe nxënësit e shkollave shqipe.

Këshilli Kombëtar Shqiptar, vazhdimisht po mbanë takime të njëpasnjëshme me diplomat te huaj dhe institucionet përgjegjëse, për  shqyrtimin e mundësive që sa më parë të sigurohen tekstet shkollore për nxënësit e shkollave shqipe.

Gjithashtu gjatë takimit u diskutuan edhe temat tjera që kanë të bëjnë me arsimin.

Me datë: 15.03.2019

Shërbimi për informim i KKSH

Kejvina Kthella