U KRY! PSG arrin marrëveshje me yllin e madh
22:00 | 19 Gusht 2018

Jerome Boateng është i vendosur të largohet nga Bayern Munich për të luajtur për Paris Saint-Germain përcjell ORAinfo.

Këtë lajm e ka konfirmuar  presidenti Uli Hoeness për Sky Sports: “Mundësitë e Boateng që kanë mbetur me Bayern Munichun janë 50 dhe 50. Ne duam ta mbajmë atë dhe ai është një lojtar fantastik, por mendoj se ai do të shkojë në Paris (Paris Saint-Germain). Jerome i ka kërkuar Rummenigge që të largohet nga Bayerni Mynih “, ka thënë Hoeness.

Mbrojtësi gjerman është i gatshëm të shkojë në Paris Saint-Germain duke kërkuar një sfidë të re në Ligue 1 dhe shpreson të bëjë PSG një forcë konkurruese në Ligën e Kampionëve UEFA së bashku me Gianluigi Buffon, Edison Cavani dhe Neymar./ORAinfo/

Alesia Bami