U ankuan për pjatën, ua hedh pronari ushqimin klientëve në fytyrë
08:30 | 08 Maj 2019

Bëhet fjalë për një përshkrimin në pika të shkurta të një ngjarje të ndodhur në një restorant, e cila ishte raportuar edhe te policia austriake.

Të gjithë e duan ofertën më të mirë nga Auto Mita, rikthehet 5-shja perfekte më e fortë se kurrë!

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, turistët zakonisht shkojnë në Bad Schallerbach për shëtitjet e bukura, paqen dhe qetësinë.

Por të mërkurën mbrëma, dy njerëz që kishin shkuar për një darkë mbrëmje erdhën dolën plagë.

Policia thotë se pronari 56-vjeçar i restorantit iu përgjigj ankimit të tyre duke hedhur ushqimin në fytyrat e tyre.

“Unë kurrë nuk kam përjetuar diçka të tillë”, citohet të ketë thënë një nga mysafirët në një faqe në internet, duke shtuar se pronari i restorantit ishte i dehur.

Siç bëhet e ditur, pas sulmit nga pronari, viktimat u larguan nga aty, duke nxitur një familje prej katër vetash brenda restorantit për t’u larguar nga mjediset gjithashtu.

Alesia Bami