Turqia vazhdon ta demonstrojë forcën, tash gati të prodhojë aeroplanin e saj luftarak

0
Turqia ka bërë projekte shumë të rëndësishme në fushën e industrisë së mbrojtjes, ndërsa në kuadër të objektivave deri më vitin 2023, vit i cili përkon edhe me 100 vjetorin e Republikës së Turqisë, është planifikuar që nevojat themelore të forcave të armatosura të prodhohen brenda vendit.

Në kuadër të kësaj nisme, Turqia ka prodhuar tanket e veta, anije, helikopterë, aeroplanë stërvitorë, raketa dhe armë këmbësorie vendase, objektiv i ri i Turqisë është të prodhojë aeroplanin e saj luftarak.

Ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Ismet Yilmaz, në një intervistë për Anadolu Agency (AA), tha se i kushtojnë rëndësi të madhe investimeve në industrinë e mbrojtjes, e cila, siç tha ai, ndikon në forcimin e forcave të armatosura të këtij vendi.

Duke përkujtuar se ushtria turke aktualisht është në mesin e 10 forcave më të madhe botërore, Jilmaz tha: “Ne aktualisht mbulojmë 55 për qind të nevojave të përgjithshme të forcave të armatosura. Qëllimi ynë është që deri më 2023 të mbulojmë plotësisht nevojat themelore të forcave tona të armatosura në mënyrë që në këtë drejtim ne vazhdojmë me projektet tona”.

Sipas Jilmaz, qëllimi është që ushtria turke të përdorë armët e veta tokësore, detare dhe ajrore dhe se për këtë nevojitet prodhimi i aeroplanëve luftarakë.

“Ne prodhojmë anijet tona dhe të gjitha armët e artilerisë këmbsorike, përfshirë edhe tankun. Prodhojmë helikopterë dhe aeroplanë trajnimi. Qëllimi jonë i ardhshëm është prodhimi i aeroplanëve luftarakë. Kur ta arrijmë këtë, Turqia do të jetë prodhues i armëve mbrojtëse për forcat tokësore, detare dhe ajrore të veta. Atëherë do të jemi plotësisht të pavarur dhe të fortë. Nëse nuk keni industrinë e mbrojtjes është e pamundur të flitet për një pavarësi dhe për këtë arsye ne vazhdojmë të investojmë në këtë sektor”, tha Jilmaz.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com