Turqia përforcon repartet në kufirin me Sirinë (Foto)

0

Intensifikimi i përleshjeve dhe tensioni në rritje në kufirin e Turqisë me Sirinë ka vënë në lëvizje edhe repartet ushtarake në këtë rajon, tek të cilat janë dërguar përforcime me trupa dhe municion.

turk1

Me intensifikimin e përleshjeve në anën siriane të kufirit, në repartet kufitare dërgohen përforcime.
Në emër të garantimit të sigurisë kufitare Forcat e Armatosura të Turqisë po rrisin masa në kufirin me Sirinë.

Siç raporton “TRT”, në kuadër të kësaj janë transportuar me tren municione për në Komandën e Korpusit të 7-të.

Municioni luftarak u shkarkua nga vagonët në Stacionin e Trenit në Diyarbakir dhe u ngarkua në kamionë ushtarakë.

Gjatë procesit të shkarkim-ngarkimit në stacion u morën masa të larta sigurie dhe pastaj municioni u dërgua për në Komandën e Korpusit të 7-të.

turk

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com