Turqia konfiskon 13 tonë drogë në një anije boliviane

0

Forcat turke të sigurisë kanë kapur 13 tonë marihuanë në bordin e një anije luftarake boliviane në brigjet e Libisë, operacioni i parë antidrogë i kryesuar në ujërat ndërkombëtare, njoftoi sot Ministria e Brendshme turke.

koko
”Gjashtë persona u arrestuan gjatë kontrollit të ushtruar dje në mbrëmje në Tobruk”, bëri të ditur një burim policor, njofton aa.

Operacioni u nis në sajë të informacioneve të mbledhura nga shërbimet sekrete të policisë turke. Rojat bregdetare kanë ndjekur hetimin, me një anije dhe një avion mallrash të dyshuar, të quajtur “Joudi”.
”Forcat e sigurisë kanë vijuar kontrollin e anijes pasi kanë marrë dritën jeshile të Ministrisë turke të Punëve të Jashtme dhe të qeverisë së La Paz-it, në përputhje me konventën e Kombeve të Bashkuara të vitit 1988 mbi trafikun e paligjshëm të lëndëve narkotike”, referuar Ankarasë.
Në bordin e anijes u zbuluan 13 tonë marijuanë. “Joudi” pritet tashmë të vijojë rrugën deri në Turqi për të vijuar procedurat e mëtejshme. Ngarkesa e drogës është bërë në një port sirian ende jo të përcaktuar dhe kishte si destinacion Evropën Perëndimore.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com