Turqi, kreu opozitar thirrje për zgjedhje të parakohshme

0

“Duhet të dihet se MHP kërkon zgjedhje të parakohshme pas miratimit të ligjeve rregulluese”, tha Bahçeli në një mbledhje të grupit parlamentar të partisë së tij.

“Shkuarja e popullit turk në zgjedhje më 26 gusht të vitit 2018, ditë e diel, pra, në përvjetorin e Fitores së Malazgirtit dhe Ofensivës së Madhe, me një frymë të re të fitores; përgjigja e merituar që do t’i jepet armiqve në zgjedhje edhe presidenciale, edhe parlamentare, është rruga më e arsyeshme, më e logjikshme, më racionale dhe më demokratike”, tha Bahçeli, raporton Anadolu Agency.

Ndërkaq, presidenti Recep Tayyip Erdoğan, i pyetur në lidhje me këtë thirrje nga gazetarët para një mbledhjeje të grupit parlamentar të partisë së tij në Ankara, tha se nesër do të zhvillojë takim me liderin e MHP-së, Bahçeli.

Më 16 prill 2017, Turqia mbajti një referendum që kërkoi nga votuesit të vendosin për ndryshime kushtetuese në 18 nene për të kaluar nga sistemi parlamentar në sistem presidencial.

Zgjedhjet e njëkohshme parlamentare dhe presidenciale për mandatin pesëvjeçar në pajtim me ndryshimet e reja kushtetuese janë planifikuar të mbahen në nëntor të vitit 2019.

Powered by WPeMatico

----- -------

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »