Turqi, gjendet maltë e kuqe, befasohen bletarët

0

Mjalti me ngjyrë të kuqe i cili u gjet nga bletari, Sahin Eser në një nga 45 kosheret e tij ka befasuar jo vetëm atë, por edhe qytetarët e tjerë në Osmaniye në Turqinë jugore, raporton (AA).

Mjalti

“Kur e hapa kosheren pashë mjaltin me ngjyrë të kuqe. Kosheret e tjetra përmbanin mjaltë me ngjyrë normale, të atillë çfarë jemi mësuar në këtë nën qiell. Ia tregova mjaltin bletarëve të tjerë dhe ata të gjithë ishin të habitur”, tha Eser, i cili merret me bletari prej gati një dekadë. Ai shtoi se kurrë nuk kishte parë mjaltë me ngjyrë të kuqe.

Bletari

Bletari pasi ka hasur në këtë dukuri të pazakontë ka njoftuar institucionin kompetent të cilët morën mostrat e mjaltit dhe bletët nga kosherja, por edhe bimët përreth për të përcaktuar shkakun e këtij fenomeni.

Bletarët thonë se kurrë nuk kanë parë një mjaltë të tillë dhe kanë kërkuar ndihmën e ekspertëve për të kuptuar arsyen e këtij fenomeni. Këta të fundit kanë marrë mostra të mjaltit, disa bletë dhe nektarin e luleve përreth, për t’i dhënë shpjegim kësaj dukurie.

Dihet që bletët udhëtojnë deri në 6 km distancë nga kosheret e tyre, dhe për këtë arsye duhet kohë që të zbardhet e vërteta. Pavarësisht kësaj, Sahin Eser thotë se mjalti ka shije të mirë.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com