Turnir në futboll të vogël "Ditët e Vebi Rexhepit"
15:29 | 16 Maj 2018

TURNIR “DITËT E VEBI REXHEPIT”

Me datë 21 dhe 22 maj 2018 bashkësia lokale e fshatit Konçul organizon turnir në futboll të vogël për nder të 17 vjetorit të rënies së dëshmorit “Vebi Rexhepi”. Kësaj radhe kemi bërë disa ndryshime shkaku i muajit të shenjtë të Ramazanit.Turniri do të mbahet tek fusha e futbollit “PIPA” Tërrnoc duke filluar nga ora 22h  d.m.th pas iftarit. Paraqitja e ekipeve është pa pagesë dhe duhet të kenë këtë përbërje: 5+1 ( 2 rezervë) lojtarë. Ekipet mund të paraqiten deri më 20.05.2018 ora 19h,të njejtën ditë bëhet edhe tërheqja e shorteve ku do të njoftoheni përmes internetit dhe telefonit. Numër për kontakt: 063/7009695
Aurela Hoxha