Turisti rus dënohet me 20 mijë euro gjobë dhe 4 muaj burg pse shkroi inicialet te Koloseu

0

Një turist rus ka shkruar inicialet e emrit të tij, më saktë vetëm shkronjën e parë të emrit “K” mbi një gur të Koloseut dhe për këtë është dënuar me 20 mijë euro gjobë dhe ka marrë një dënim prej 4 muajsh burg nga një gjykatë italiane, por me mundësi apelimi.

RusiAi e gdhendi shkronjën “K” diku në një gur të Koloseut të madhe rreth 17 centimetra të gjërë dhe 25 cm të lartë, raporton Ansa.

Pas këtij rasti, numri i telekamerave te Koloseut është rritur, me qëllim që të mbahet nën vëzhgim çdo lloj cepi i objektit historik.

Që prej fillimit të vitit 2014, është turisti i pestë i Koloseut që dënohet për dëmtim të objektit të lashtë kombëtar.

Personat e tjerë që janë dënuar janë dy australianë, babai me djalin, dhe dy adoleshentë njëri kanadez dhe tjetri brazilian.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com