Turan: Nuk u mendova dy herë për Barcelonën

0

Transferimi te Barcelona ishte gjëja më e bukur që mund ti ndodhte në karrierën e tij.

20150708133001957620

Arda Turan është shumë i lumtur që është bërë pjesë e skuadrës blaugrana dhe që nga tani e tutje do të luajë përkrah një lojtari të madh si Lionel Messi. Mesfushori turk i cili i kushtoi arkave të Barcelonës reth 41 milionë Euro, është gati për aventurën e tij të re. Në një intervistë Arda Turan deklaroi se tashmë nuk do të do të shqesohet më sic bënte kur kishte përballë futbollistë fantastike si Messi, Iniesta, Suarez dhe Neymar.

” Është e pabesueshme unë gjithmonë kam ëndërruar të luaj për Barcelonën. Në të kaluarën kam vuajtur shumë për të përballuar klasin e lojtarëve të tillë si Messi, Suarez, Neymar dhe Iniesta por tani kjo nuk do të jetë më një problem për mua sepse do të kem nderin të luaj përkrah tyre. Messi është futbollisti më i mirë në Botë ndërsa Iniesta është idhulli im”.

Më pas 28-vjecari theksoi se nuk u mendua dy herë kur dëgjoi për interesimin e Barcelonës. Për Arda Turan largimi nga Altetico e Madridit ishte i pashmangshëm.

” Kur dëgjova për interesimin e Barcës unë nuk mund të flija deri të nesërmen. Edhe pse isha me pushime deri sa transferimi u bë zyrtar telefonoja cdo ditë menaxherin tim për ti thënë se nuk mund ta hiqja Barcelonën nga mendja. Luis Enrique më ka telefonuar për të më uruar mirëseardhjen dhe kjo është dicka shumë pozitive. Jam shumë i lumtur për kalimin te katalanasit”.

Nëse zgjedhjet nuk i fiton Bartomeu, blerja e Arda Turan nga Barcelona mund të anulohet ky është kërcënimi që vjen nga kandidati Augusti Benedito pasi blerja e turkut është një investim i madh për arkat e klubit, por ish lojtarin e Galatasaray-it nuk e shqetëson asapk ky fakt.

” Unë i respektoj të gjitha kandidatët. Barca ishte ëndrra ime dhe besoj se do të jem pjesë e kësaj skuadre. Nuk mund të them asgjë tjetër”.

Gjithsesi Arda Turan duhet të presë deri në Janar të 2016-s për të debutuar me fanellën e tij të re. Duke qenë se Barcelona e ka të ndaluar nga Fifa të veprojë në merkato gjatë këtij viti, në pjesën e parë të sezonit të ri 28-vjecari mund të luajë në formë te Galatasaray ose Fenerbahce.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com