Tuna shkon për 5 milionë…

0

Këngëtarja e njohur Altuna Sejdiu-Tuna, përmes faqes së saj zyrtare ka treguar se kënga e saj MMV të cilën e solli jo shumë kohë më parë në publik, në bashkëpunim me rep artistin Getoar Selimin ka arritur shifrën 4,943,207 . Ndërkaq Tuna la një mbishkrim ku thotë, “Shkojmë për 5 milion. Road to 5 million…”.

TunaE duke e ditur se tashmë suksesi i këngëve po matet me numër të klikimeve duket se Tuna edhe kësaj radhe ia ka dalë të marr vëmendjen e masës, pasi që kënga e saj dhe e Getit për vetëm dy muaj është dëgjuar afro 5 milion herë. Ndryshe Tuna tashmë po bëhet gati që nga data 18 të filloj pjesën e tret të turneut Fenix, ku ajo dhe Cosman edhe një raund do të argëtojnë të gjithë ata që e pëlqejnë punën e tyre. E sa i përket risive në treg, ndonëse nuk është konfirmuar nga gazetarja, gazeta Tribuna ka informacion se ajo po punon në një këngë të re.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com