Tuna: Fitoren në DWS ia dedikoj familjes time, në veçanti nënës time

0

Këngëtarja shkupjane, Tuna Sejdiu ka fituar trofeun si më e mira në spektaklin “Dancin with the Stars.

Tuna1Tuna, fitoren e ka përshkruar si ndjenjë të jashtëzakonshme, duke e vlerësuar si një prej të arriturave më të rëndësishme në karrierën e saj, transmeton Indeksonline.

“TRIUMFUAM… është e vështirë të përshkruaj këtë ndjenjë të jashtzakonshme. Një prej të arriturave më të rëndësishme në karrierë, një ëndërr fëmijërie prej valltare e bërë realitet. Fitoren ia dedikoj familjes time, në veçanti nënës time.
Faleminderit të gjithë ata që ishin prezent sonte në sallën e madhe, familjen time, Cozman që qëndroi hap pas hapi pranë meje, Shkupin tim që nuk më lë vetëm asnjëherë, ju që votuat pa fund, ju që keni shprehur dashurinë tuaj në rrjetet sociale, fansat e mi të cilët janë më të mirët prej krejtve, produksionin e Dancing ëith the Stars dhe ekipin tim që ishin bashk me mua në këtë rrugëtim, i cili përfundoi në një festë të madhe…
Ju dua…”, ka shkruar Tuna në rrjetin social Facebook./Indeksonline/

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com