Trupi Koordinues shpall konkurs për subvencionimin e ndërmarrjeve në Luginë, konkursi vetëm në gjuhëh serbe

0

Nga dita e sotme Trupi Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ka shpall konkurs për subvencionimin e ekonomive në sektorin privat.

1409821045_news_pic0111

Mjetet që do të ndahen nga TK për konkurs janë gjithsej, 48.242.000,00 dinarë, prej tyre për ekonomit private për komunën e Bujanocit do të ndahen 20.502.850,00 dinarë, për ato të komunës së Preshevës 18.090.750,00 dhe 9.648.400,00 dinarë do t’i përfitojnë ndërmarrjet e komunës së Medvegjës. Sipas kritereve të konkursit shuma që një subjekt ekonomik privat mund të përfitojë është prej 300.000,00 deri në 3.000.000,00 dinarë, pa llogaritur tvsh-në, njofton shërbimi i TK-së. Subvencionimi ka për qëllim financimin e mjeteve/në makineri për subjektet ekonomike të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit. Dorëzimi i aplikacioneve mund të bëhet deri më 30 korri të këtij viti. Vlen të theksohet se konkursi i shpallur në faqen zyrtare të TK-së edhe pse për Luginë të Preshevës është vetëm në gjuhën serbe./BujanociNet/

Informatat me të hollësishme në linkun e mëposhtëm: 

http://www.kt.gov.rs/cr/news/arhiva-vesti/konkurs-za-dodelu-sredstava-za-subvencije-privrednim-subjektima-u-privatnom-vlasnistvu-u-2015.-godini-u-opstinama-presevo-bujanovac-i-medvedja/

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com