Trupi koordinues shpall konkurs për ndarjen e bursave për nxënësit e shkollave të mesme të Luginës së Preshevës për vititn akademik 2014/2015

0

konkursi

Në bazë të vendimit të drejstoreshës së Shërbimit të Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat e Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë 100 nr: 670-00-00002/2014-01 nga 29.09.2014  Shërbimi i Trupit Koordinues shpallë

K  O  N  K  U  R  S

mbi ndarjen e bursave për nxënësit e shkollave të mesme në territorin e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë për periudhën e vitit akademik 2014/2015

I –  NUMRI I SHFYTËZUESVE DHE KUSHTET E KONKURSIT

Për nxënësit e shkollave të mesme në territorin e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë themelues i të cilit është Republika e Serbisë ose njësi e vetqeverisies lokale, Shërbimi i Trupit Koordinues për nxënësit e shkollave të mesme ndanë bursë në vlerë mujore nga 6.000 dinarë, në periudhën shkollore nga 1 tetori deri më 31 dhjetor të vitit 2014. Nëse sigurohen mjete në buxhetin për vitin 2015, Shërbimi i Trupit Koordinues do të vazhdojë dhënien e bursave deri në mbarimin e vitit shkollor 2014/2015.

Kushtet e përgjithshme janë, që nxënësit të jenë qytetarë të Republikës së Serbisë dhe të jenë banorë të komunave të lartëpërmendura dhe për herë të parë të vitit shkollor 2014/2015 të kenë regjistruar vitin e parë, dytë, tretë dhe të katërt në njërat nga shkollat e mesme të cilat punojnë në bazë të vendimit të Ministrisë së Arsimit të Republikës së Serbisë, që në vitin e mëparshëm shkollor të kenë arritur më sëpaku sukses të shumë të mirë ose të shkwlqyeshëm dhe që gjatë shkollimit të mos kenë përsëritur asnjë vit shkollor.

Në konkursin mbi ndarjen e bursave për nxënësit e shkollave të mesme, mund të paraqiten nxënësit e vitit të parë të shkollës së mesme të cilët në të gjitha vitet nga klasa e V (pestë) deri në klasën e VIII (tetë) të shkollës fillore kanë arritur sukses të shkëlqyeshëm ose shumë të mirë (nga 3,50 deri 5), apo nxënësit nga viti i II (dytë) deri në vitin e IV (katërt) të shkollës së mesme të cilët në të gjitha vitet e mëparshme të shkollës së mesme kanë arritur sukses të shkëlqyeshëm ose shumë të mirë (nga 3,50 deri 5) dhe të cilët kanë pasur sjellje shembullore (5).

Bursat i fitojnë vetëm ata nxënës të cilët vitin shkollor 2014/2015 e ndjekin në shkollat në territorin e komunës Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës dhe në momentin e paraqitjes së lutjes kanë vendbanim në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Nxënësit të cilët vetëm se kanë realizuar të drejtën në njërën nga bursat për nxënës nga buxheti i Republikës së Sërbisë nuk kanë të drejtë për bursë të Shërbimit të Trupit Koordinues, por nëse ndërkohë fitojnë të drejtën e bursës, janë të detyruar që të përcaktohen për njërën nga bursat e ndara. Shërbimi i Trupit Koordinues ka të drejtën që të verifikoj kandidatët e bursave për nxënës se a kanë arritur të drejtën për bursë nga ndonjë organ tjetër shtetëror i cili financohet nga buxheti i Republikës së Serbisë ose vetqeverisjes lokale.

II – DOKUMENTAT E NEVOJSHME

  • Lutja e plotësuar për ndarjen e bursës në formularin e Shërbbimit të Trupit Koordinues i bashkangjitur në konkurs ( formulari Shërbimi i Trupit Koordinues numër 1),
  • Certifikatën e nënshtetësisë së Republikës së Serbisë jo më të vjetër se gjashtë muaj (origjinali të cilën e lëshon organi kompetent i administratës komunale ose kopjen e vërtetuar nga gjukata ose administrata kompetente komunale)
  • Certifikatën nga libri amëz i të lindurve (origjinali të cilën e lëshon organi kompetent i administratës komunale ose kopjen e vërtetuar nga gjukata ose administrata kompetente komunale)
  • Vërtetimin të cilin e vërteton shkolla në të cilën nxënësi e ndjek mësimin, me të dhënurat e obligueshme rreth regjistrimit në njërin nga vitet e shkollës së mesme në territorin e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë të vitit shkollor 2014/2015, suksesin e arritur në vitin e mëparshëm dhe të dhënën se kur për herë të parë ka regjistruar vitin e parë të shkollës së mesme (formulari i Shërbimit të Trupit Koordinues numër 2)
  • Kopja e dëftesave për të gjitha vitet shkollore të përfunduara (për nxënësit e vitit të parë të shkollës së mesme kopja e vërtetuar e dëftesave nga klasa V deri në klasën e VIII të shkollës fillore, si dëshmi i suksesit të arritur në shkollën fillore në të cilën kandidati e ka kryer. Për nxënësit e vitit të dytë, tretë dhe katërt të shkollës së mesme kopjet e vërtetuara të dëftesave rreth suskesit të arritur në të gjitha vitet e shkollës së mesme, të cilën e lëshon shkolla e mesme në të cilën kandidati ndjek mësimin),
  • Certifikata e vdekjes nga libri amëz i vdekjes, nëse nuk kanë njërin apo të dy prindërit respektivisht vërtetimin e kujdestarisë (origjinali të cilin e jep organi kompetent i administratës komunale ose kopjen e vërtetuar të cilën e vërteton gjukata ose admnistrata kompetente komunale),
  • Certifikatën e vendbanimit në territorin e komunave Preshevë, Bujanoc apo Medvegjë, të cilat i jep organi komunal i Ministrisë së Punëve të Brendshme stacioni policor në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ose kopjen e letërnjoftimit me vendbanimin e kërkuar të shënuar në qoftë se nxënësi e posedon,
  • Vërtetimi i të ardhurave mesatare mujore për çdo anëtarë të familjes të nxënësit (formulari i Shërbimit të Trupit Koordinues me numër 2) të cilin e vërteton organi në komuën e vendbanimit, dhe i cili lëshohet në bazë të deklaratës të dhënë rreth anëtarëve të familjes në prani të dy dëshmitarëve dhe dëshmive të duhura rreth të ardhurave të arritura të familjes për periudhën nga 1 janar deri në 30 qershor të vitit 2014 (formulari i Shërbimit të Trupit Koordinues me numër 3).

 

Dokumentet e konkursit nuk kthehen.

Dokumentet e theksuara, konkretisht dëshmit, lëshohen dhe vërtetohen nga shërbimet e duhura, të cilat janë:

 

–  formularin e Shërbimit të Trupit Koordinues me numër 2, e vërteton shkolla e mesme të cilën nxënësi e ndjek mësimin

–  formularin e Shërbimit të Trupit Koordinues me numër 3 dhe 4, e vërteton organi kompetent i administratës komunale në komunën e vendbanimit

–  certifikatën e nënshtetësisë së Republikës së Serbisë e lëshon organi kompetent i admnistratës komunale ndërsa e vërteton gjykata ose administrata kompetente komunale

–  certifikatën e lindjes e lëshon organi kompetent i administratës komunale ndërsa kopjen e vërteton gjykata ose administrata kompetente komunale

–  kopjet e dëftesave i vërteton gjykata ose administrata kompetente komunale

–  certifikata e vdekjes nga libri amëz i vdekjes, nëse nuk kanë njërin apo të dy prindërit dhe vërtetimin mbi kujdestarinë e lëshon organi kompetent i administratës komunale ndërsa kopjen e vërteton gjykata ose administrata kompetente komunale

–  certifikatën e vendbanimit e lëshon Ministria e Punëve të Brendshme, konkretisht stacioni policor në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ndërsa kopjen e vërteton gjykata ose administrata kompetente komunale

 

IIIAFATI I PARAQITJES DHE DORËZIMIT TË DOKUMENTACIONIT

Afati  i paraqitjes në konkurs është deri më 17 tetor 2014, deri në ora 15:30

Lutjet për ndarjen e bursës dhe dokumentet me cilat dëshmohet përmbushja e kushteve, dorëzohen në zarfin e mbyllur. Në zarf është e domosdoshme të shënohet emri dhe mbiemri i aplikuesit të lutjes dhe adresa e aplikuesit të lutjes me vëretjen : ZA KONKURS ZA DODELU STIPENDIJA UČENICIMA SREDNJIH ŠKOLA NA PODRUČJU OPŠTINA PREŠEVO, BUJANOVAC I MEDVEĐA ZA PERIOD ŠKOLSKE 2014/2015 GODINE – NE OTVARATI PRE ISTEKA ROKA ZA KONKURISANJE

Për nxënësit e shkollave të mesme nga komuna Bujanocit, dorëzohen në zyrën e Shërbimit të Trupit Koordinues në Bujanoc (rruga Karagjorgje Petroviq 115), për nxënësit e shkollave të mesme nga Presheva dorëzohen në zyrën e Trupit Koordinues në Preshevë (rruga Sava Kovaqeviq nr 12 në Preshevë), ndërsa për nxënësit e shkollave të mesme nga komuna e Medvegjës dorëzohen në organin e administratës komunale në Medvegjë (rruga Jabllaniçka 48).

Organi i cili pranon lutjen dhe të njëjtën e vulos si dhe shënon datën e dorëzimit të lutjes.

Dokumenteve konkuruese të vonuara nuk do të merren në shqyrtim.

 

IV – NDARJA E BURSËS

Komisioni i formuar me vendimin drejtoreshës së Shërbimit të Trupit Koordinues do të përpilojë ranglistat e posaçme të kandidatëve në nivel komunash.

Kriteret për përpilimin e ranglistës janë:

–          Nxënësit që jetojnë në familjet të cilat kanë të ardhura mujore për antarë nga 0 – 5.000,00 dinarë 30 poena;

–          Nxënësit të cilëve të dy prindërit i kanë vdekur 25 poena;

–          Nxënësit të cilëve njëri nga prindërit i ka vdekur  20 poena;

–          Nxënësit të cilët jetojnë në familjet që realizojnë të ardhura mujore për antarë të familjes  nga 5.001,00 – 8.000,00 dinarë 15 poena;

–          Nxënësit të cilët jetojnë në familjet që realizojnë të ardhura mujore për antarë të familjes nga 8.001,00 – 12.000,00 dinarë 10 poena;

–          Nxënësit të cilët jetojnë në familjet që realizojnë të ardhura mujore për antarë të familjes nga 12.001,00 – 15.000,00 dinarë 7 poena;

 

Poenat për suksesin e vitit të kaluar shkollor:

–           5 poena për sukses të shkëlqyeshëm;

–           3 poena për sukses shumë mirë:

Komisioni do t`i shqyrtojë të gjithat lutjet të arritura në kohë, do t`i vlerësoj të gjitha lutjet të cilat përmbushin kushtet e konkursit dhe do të krijojë ranglistën preliminare të nxënësve cilët do të fitojnë bursën. Ankesat në ranglistën preleminare të kandidatëve mund t`i dorëzohen Shërbimit të Trupit Koordinues në të njejtën mënyrë si lutjet për ndarjen e bursave më së voni në afat prej tetë ditësh pas shpalljes së ranglistës preleminare. Ankesa duhet të jetë e sqaruar dhe me atë duhet të jetë i dorëzuar dokumentacioni i duhur dëshmues. Ankesa e cila nuk është e sqaruar dhe me të cilën nuk është dorëzuar dokumentacioni i duhur nuk do të merret në shqyrtim. Komisioni për bursat e nxënësve do të shqyrtoj ankesat dhe do të përcaktoj ranglistën përfundimtare të kandidatëve.  

Drejtoresha e Shërbimit të Trupit Koordinues, në afat deri në 8 ditë pas mbarimit të afatit të konkursit, do të sjellë vendimin mbi ndarjen e bursave për nxënësit për vitin shkollor 2014/2015, në bazë të ranglistës përfundimtare të kandidatëve. Në bazë të vendimit të drejtoreshës mbi ndarjen e bursave për nxënësit, nxënësi dhe prindi apo kujdestari i nxënësit lidh kontratë mbi ndarjen e bursës me Shërbimin e Trupit Koordinues, me të cilën rregullohen ngushtë të drejtat dhe detyrimet në lidhje me shfrytëzimin e bursës. Bursa ndahet pa detyrimin për t`u kthyer.

Shfrytëzuesit të bursës i pezullohet pagesa e bursës së miratuar në rast të dhënurave  jo të sakta të treguara, kur në të njejtën kohë merr bursë, kredi ose ndonjë formë të njejtë të përfitimit në baza tjetra nga buxheti i Republikës së Serbisë ose vetqeverisjeve lokale, kur të humb të drejtën në finansimin e shkollimit nga buxheti ose heqë dorë nga shkollimi i rregullt.

Listat do të publikohen në zyrat e Trupit Koordinues në Bujanoc dhe Preshevë, në organin e administratës komunale Medvegjë dhe në ueb faqen e Trupit Koordinues

(www.kt.gov.rs).

Rang lista përfundimtare dhe lista e kandidatëve me ekzemplarët e kontratës së Shërbimi i Trupit Koordinues do t’i përpilojë dhe dorëzojë shkollave të mesme në një afat kohorë prej tetë ditësh nga dita e përfundimit të ankesave në rang listën e shpallur.

 

VSHUMA E BURSAVE DHE PAGESA

Bursa paguhet në një shumë neto prej 6.000 dinarë për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor, por nëse sigurohen mjete në buxhetin për vitin 2014/2015, atëherë do të paguhen në kontinuitet deri në fund të vitit shkollor 2014/2015.

Bursat paguhen në xhirollogarinë bankare të prindërit apo kujdestarit të nxënësit. Është e nevojshme që kandidati numrin e llogarisë bankare dhe emrin e saktë të bankës, të shënojë në formularin e lutjes me rastin e dorëzimit të dokumentacionit.

VI – FORMULARËT E KONKURSIT

Formularët për këtë konkurs mund të merren në vendin ku edhe dorëzohen lutjet, mirëpo mund të merren edhe në ueb faqen e Trupit Koordinues në adresën: www.kt.gov.rs.

Informatat shtesë mundë të merren me dërgimin e pyetjeve në fax 011/21-20-909 ose në e-mail: office@kt.gov.rs , goran.gavrilovic@kt.gov.rs ,  milutin.jovanovic@kt.gov.rs ose me dorëzimin e pyetjeve personalisht ku dorëzohen lutjet apo me postë të shpejtë në adresën e Trupit Koordinues të Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, në adresën:

Shërbimi i Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Bulevar Mihajlla Pupina 2, 11070 Novi Beograd.

 

Shkarko dokumentin:

1 Konkursi për bursat e nxënësëve_ALB

2 Deklarata_formulari_3

3 Formulari i paraqitjes për bursë 2014_formulari 1

4 Vërtetim mbi të ardhurat mesatare mujore_formulari 4

5 Vërtetimi nga shkolla_formulari 2

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com