Trupi koordinues nuk jep bursa për studentët shqiptarë që studiojnë jashtë Sërbisë

0

Ndryshon Konkursi i shpallur më 2 tetor 2014 nga Shërbimi i Trupit koordinues për ndarjen e bursave për nxënësit e shkollave të mesme për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Afati për paraqitjen në konkurs është deri më 24 tetor të vitit 2014, njoftohet nga shërbimi i Trupit koordinues.

studentetKonkursi i shpallur nga Shërbimi i Trupit koordinuesi Qeverisë së Sërbisë për ndarjen e bursave për nxënësit e shkollave të mesme në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, për periudhën e vitit 2014/2015, i shpallur në gazetën zytare më datë 2 tetor 2014, ndryshohet në tre pikat e para të konkursit. Në pikën 1 ku parashtrohen numri i përdoruesve dhe kushtet e konkursit, ndryshohet se bursat i ndahen nxënësve të cilët vitin shkollor 2014/2015 e ndjekin në territorin e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, Leskocit dhe Vranjës dhe kanë vendbanim në territorin e komunës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Pika e dytë që parqet dokumentet e nevojshme për aplikim në konkursit thuhet se janë të nevojshme. vërtetimi të cilin e vërteton shkolla në të cilën nxënësi e ndjek mësimin, me të dhënat e obliguara rreth regjistrimit në një rat nga vitet e shkollës së mesme për vitin shkollor 2014/2015, në territorin e komunës së Preshevës, Bujanocit, Medvegjës, Leskocit dhe Vrajës, suksesin e arritur në vitin e kaluar dhe të dhënat ku nxënësi përherë të parë e ka regjistruar vitin në shkollën e mesme (formulari i Shërbimit të Trupit koordinues me numër 2). Pika e tret ku ndryshohet dhe afati për aplikimi, thuhet se afati për paraqitjen e dokumentave shtyhet deri më datë 24 tetor të vitit 2014, në orën 15:30. Konkursi i shpallur për ndarjen e bursave për nxënësit e shkollave të mesme në territorin e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, për periudhën e vitit shkollor 2014/2015, në të gjitha pikat tjera mbetet i vlefshëm, njoftohet nga shërbimi i Trupit koordinues./BujanociNet

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com