Trupi koordinues festoi 14 vjetorin e themelimit

0

Me rastin e 14 vjetorit të themelimin e Trupit Koordinues, sot në zyrat e këtij organi Qeveritarë në Bujanoc, u mbajt konferenc për media. Në konferencën në fjalë kryetari i trupit koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, foli për të arriurat në këto tri komuna gjatë këtyre 14 vjetëve.

tk

Ai tha se gjatë kësaj periudhe kohore sa funksionon ky trup, nga qeveria e sërbis janë ndarë 6.3 miliard dinarë pa i llogaritur në këtë shifër donacionet e huaja. Gjatë këtyre 14 vjetëve për Bujanocin janë ndarë mbi 2 miliardë e 876 milion dinarë, për Preshevën mbi 1 miliardë e 780 milion dhe për komunën e Medvegjës mbi 1 miliard e 670 milion dinarë. Ndërsa 35 milion euro kanë qenë investime të donatorëve të huaj. Për vitin 2015 sipas Stankoviqit parashihet që nga buxheti i Serbis të ndahen diku rreth 417 milion dinarë. Në këtë periudh kohore Stankoviq tha se, kemi punuar mjaft, vetëm dy tre vjetët e fundit në këto tre komuna kemi patur si prioritet ndërtimin e objektit të shkollimit të lartë në qytetin Bujanocit si dhe hapjen e spitalit të lindjes në Preshevë, kur dihet se 40% e grave që lindin në Vranjë janë nga komuna e Preshevës dhe Bujanocit. Gjatë vitit të ardhshëm shpresojm të kemi objektin e ri të të degës së fakultetetit ekonomik e po ashtu punët në ndërtimin e spitalit të lindjes janë kryer tani vetëm se pritet të sigurohen mjekët gjinekolog, të kryhet praktika e punëtorëve në Vranjë, të punësohen12 punëtorë të rinjë dhe të nis puna në at spital. Stankoviç tha se këtë vitë për nxënësit janë siguruar 309 bursa me nga 6 mijë dinarë për 10 muaj, mjetet janë siguruar dhe pritet realizimi i tyre. Po ashtu foli edhe për subvensionet që janë ndarë për ndërrmarrjet e vohgla dhe të mesme, ku nga këto subvensione në Bujanoc janë punësuar 147 persona, nga Presheva 55 dhe Medvegja 35 persona. Buxheti për vitin 2013 ka qenë i plotësuar për 97% ndërsa për këtë vitë deri më tani është plotsuar dikun rreth 85% tha në fund Stankoviç./Bujanocinet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com