Truk i thjeshtë me të cilin mund të pengoni mizat të hyjnë në shtëpinë tuaj

0

Mizat bien në sipërfaqe të ndryshme të ndotura si p.sh. në jashtëqitje, ushqim të prishur, në bërllok etj.

Mizat “zukatëse”, të cilat fluturojnë mbi kokat tona mund të jenë shumë irrituese. Veç kësaj, prania e tyre në shtëpitë tona mund të jetë rrezik për shëndetin, duke pasur parasysh që ato mund të bartin rreth një milion baktere me këmbët e tyre të mbuluara me qime të vogla.

Mu për këtë, është me rëndësi t’i përzëmë nga ushqimi dhe të shmangim të hamë atë pjesë ushqimi në të cilën kanë rënë mizat, transmeton Telegrafi.

Edhe pse mund të tingëllojë shumë drastike, kini parasysh që miza mund të bartë baktere të rrezikshme, si p.sh. shkaktarin e tifosë, diarresë, kolerës…

Qesja me ujë

Njëra ndër mënyrat më të thjeshta dhe sipas shumicës më e efektshme për të penguar që në shtëpinë tuaj të fluturojnë mizat është që të mbushni një qese të zakonshme të tejdukshme me ujë të pastër.

Mbusheni deri në gjysmë dhe lidheni fort. Vareni para derës apo në dritare të cilën e mbani të hapur, por që nuk ka rrjetë mbrojtëse për pengimin e hyrjes së mizave në shtëpinë tuaj.

Për shkak të strukturës së syve të tyre, qeset e pastra të mbushura me ujë, mizave u duken si rrjetë merimange andaj nuk u afrohen.

Thuhet edhe që qesja me ujë i dezorienton mizat dhe u krijon një iluzion të pashpjegueshëm i cili i mban sa më larg. Sidoqoftë, është me rëndësi që kjo ka efekt…

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »