Tronditet Kosova! Një baba e katër djemë të vrarë – si u farua një familje për ”mexhë”

0

Një çështje pronësore dyshohet se la pa asnjë burrë në shtëpi familjen Berisha në fshatin Kosuriq të Pejës. Katër djemtë e kësaj familje dhe babai i tyre janë vrarë – kryefamiljari para luftës, ndërsa katër djemtë pas luftës.
Vrasja e kryefamiljarit të familjes Berisha në Kosuriq të Pejës para shumë vitesh, kishte lënë të hapur një çështje pronësore që do shndërrohej në makthin e kësaj familjeje. Kjo çështje, për të cilën vdiq babai i Arsim dhe Ramiz Berishës, ua mori jetën të premtën edhe dy djemve të tij.

Arsim dhe Ramiz Berisha u gjetën të vrarë mbrëmjen e së premtes në malin afër fshatit Kosuriq të Pejës. Familjarët e familjes dyshojnë se dy vëllezërit Berisha vdiqën për të njëjtën çështje pronësore.

“E kanë pasë një telash këtu me një kojshi për një mexhë, por qaj njeri është në burg. Ai iu ka pasur borxh këtyre dhe jo këta atyre”, ka thënë sot njëri nga familjarët e tyre, për Kohavision.

E për këtë çështje pronësore dyshohet se ishin vrarë edhe dy djemtë e tjerë të familjes në vitin 2006, të cilët po kërkonin gjak për të atin, shkruan Insajderi.

“Babi i tyre… viti nuk më kujtohet, por e di që është vrarë para lufte. Ai i ka lënë këta jetimë. Ndërsa dy vëllezërit e tij më të mëdhenj, janë vrarë në gusht të vitit 2016; që i bien 11 vjet përpara”, ka thënë një afërm i viktimave.

Që ga para-lufta e deri sot, problemi me mexhë bëri që të vdesin katër burra të familjes Berisha, në të cilën tashmë kanë mbetur vetëm nëna e vëllezërve që ndërruan jetë mbrëmë dhe gruaja e Ramiz Berishës, e cila është shtatzënë.

Policia e Kosovës ndërkohë, ka arrestuar tre persona për vrasjen e dy vëllezërve Berisha.

Po ashtu, është arrestuar edhe një person tjetër për veprën e Vjedhjes së pyllit, e që bëhet fjalë për personin që ishte bashkë me dy vëllezërit në momentin kur u vranë.

Arsim Berisha ishte 32 vjeç, ndërsa vëllai i tij Ramizi, 27 vjeç. /Insajderi.com

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com