Tronditëse: Babai e fut vajzën e vogël çdo ditë në varr të hapur (Foto)
14:17 | 28 Qershor 2017

Një baba në Sichuan të Kinës, i quajtur Xhang Liyonga e dërgon çdo ditë të bijën në një varr të hapur në mënyrë që të mësohet me vendin ku do të prehet pasi të largohet nga kjo botë.

Vajza e vogël ka një sëmundje të rëndë e cila i ka ditët e numëruara. Ajo vuan nga një çrregullim në qarkullimin e gjakut dhe për shërimin e saj nevojiten shuma të mëdha parash. Babai tregon se i ka shpenzuar të gjitha kursimet për shërimin e saj dhe se i ka humbur shpresat. Në këtë mënyrë ai thotë se po përpiqet që t’i tregojë se ajo është e sëmurë dhe se nuk do të jetojë edhe shumë gjatë. “Kemi humbur të gjitha shpresat për mbijetesën e saj dhe nuk kemi më të ardhura. Askush nuk po na ndihmon që ta shërojmë”, ka treguar babai i vajzës.
Aurela Hoxha