Tribunali i Hagës liron Vojisllav Sheshelin

0

Dhoma e Përkohshme e Gjykatës së Hagës miratoi lirimin e Vojisllav Sheshelit nga gjykata e Hagës. Kurir shkruan se, Serbia dërgoi garancitë, transmeton zeri.info.

auto_shesheli1415298221

Sipas një zyrtari të lartë, Dhoma votoi 2: 1 për lirimin e përkohshëm të Vojislav Sheshelit. Pas diskutimit prej 19 orësh Dhoma vendosi që të votoj në lirimin e përkohshëm të Sheshelit.

Udhëheqësi i SRS Vojislav Sheshel, i cili ka dymbëdhjetë vjet që është në paraburgim të Tribunalit të Hagës, muajin e kaluar i ishte përcaktuara metastazave të mëlçisë,  dhe në këtë mënyrë jeta e tij konsiderohej si në rrezik. Shesheli vitin e kaluar iu nënshtrua një operacioni për kancerin e zorrës së trashë dhe se sipas mjekëve, pacientët me sëmundje të tillë jetojnë nga gjashtë muaj deri në disa vjet.

“Gjendja shëndetësore e Vojislav Sheshelit është serioze, me elemente të rrezikimit të jetës dhe neglizhenca në trajtimin”, ka thënë për “Kurir” Milovan Bojic, kreu i ekipit mjekësor nga Serbia, pas kthimit nga Haga, i cili e kishte ekzaminuar Sheshelin.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com