Tri vetëvarje

0

Tri vetëvarje

Tre persona në pjesë të ndryshme të Kosovës kanë bërë vetëvrasje në 24 orët e fundit duke varë veten në litar.

Një person i ka dhënë fund jetës së tij në Ferizaj, për rrethana të pasqaruara.

Në raportin 24 orësh, Policia e Kosovës nuk ka dhënë shumë detaje në lidhje me këtë rast, vetëm ka treguar se ngjarja ka ndodhur në një objekt të ndihmës.

“Raportohet se viktima mashkull shqiptar për shkaqe të pa njohura në një objekt ndihmës ka bërë vetëvrasje me varje. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës u lirohet familjarëve”, thuhet në raportin e Policisë.

Dy vetëvrasje të tjera janë shënuar në veri të vendit. Në rrugën “Njegosheva” të Zveçanit, raportohet se viktima mashkull i komunitetit serb, për shkaqe të pa njohura ka bërë vetëvrasje me varje.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë u lirohet familjarëve”, raporton PK.

Vetëvarja tjetër ka ndodhur në Leshak, Leposaviq, ku raportohet se viktima mashkull i komunitetit serb është gjetur i varur me litar. Po ashtu këtë vdekje e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës i është liruar familjarëve.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com