Tri skuadra nga Serie A kërkojnë Gjimshitin

0

Berat Gjimshiti pritet të rikthehet në Serie A, pas një sezoni të kalua te skuadra nga Serie B, Avellinon.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, po shndërrohet në një nga futbollistët më të kërkuar në afatin kalimtar të e verës në Serinë A.

Mbrojtësi i Kombëtare, i cili në sezonin e shkuar u aktivizua në Serinë B me Avellinon, është kthyer te Atalanta , me të cilin klub ka kontratë deri në vitin 2019.

Duke qenë se klubi nga Bergamo nuk e ka në plane për sezonin e ri, për të kanë shfaqur interes disa skuadra të Serisë A. Pas klubit të Beneventos, mediat italiane kanë raportuar edhe për dy skuadra të tjera që janë vënë në gjurmët e mbrojtësit nga Presheva.

Chievo dhe Crotone duan ta bëjnë Gjimshitin pjesë të tyre në projektet e sezonit të ri, por për momentin më e avantazhuar duket Crotone. Mbetet për t’u parë në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e mbrojtësit shqiptar.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com