Tri oferta për De Biasin, njëra nga kundërshtari i Shqipërisë

0

FSHF

Federata e Futbollit të Rumanisë (FRF) është në kërkim të një trajneri të ri për përfaqësuesen pas formës së dobët që tregoi në Euro 2016.

Kryetari i Federatës, Razvan Burleanu ka thënë se do të konfirmonte trajnerin e ri në fund të Kampionatit Europian, dhe se një trajner i huaj mund të emërohet në këtë post.

Favorit për postin e trajneri të Rumanisë është trajneri aktual i Shqipërisë, Gianni De Biasi. Calciomercato raporton se përveç Rumanisë, interesim për të kanë shprehur edhe përfaqësuesja e Ukrainës dhe Turqisë.

De Biasi ka prirë Shqipërinë në Euro 2016, duke pësuar humbje nga Zvicra e Franca ndërsa siguroi një fitore ndaj Rumanisë.

Rumania në 16 vjetët e fundit ka dështuar të përsërisë suksesin e “gjeneratës së artë” të prirë nga Gheorghe Hagi në Kupën e Botës në vitin 1994. Liga rumune është përballur me skandale të shumta dhe bankrotime, por kjo nuk e ka ndalur shtetin që të prodhojë yje të rinj që tani luajnë në Angli, Itali, Spanjë e Gjermani, transmeton Koha.net.

Objektiva e trajnerit të ri do të jetë kualifikimi i Rumanisë në Kupën e Botës “Rusia 2018”. Rumania në grup ka Danimarkën, Poloninë, Armeninë dhe Kazakistanin.

De Biasi ka mohuar kontaktet me përfaqësuesit e federatës rumune, por ka thënë se ka mendim të mirë për përfaqësuesen e Rumanisë.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com