Tri komunat e Luginës së Preshevës, me numër më të lartë të papunësis në Serbi

0

Tri komunat e Luginës së Preshevës, mbesin me papunësinë më të lartë në Serbi. Thuajse të gjitha institucionet e nivelit lokal anashkalohen nga ato të niveleve rajonale dhe republikane, raporton televizioni publik i Serbies. Në Entin për Punësim, thonë së në shumicën e rasteve as konkurset për vende të punës nuk i dërgohen fare këtij institucioni.

Ndërkohë, në institucionet publike në tri komunat shqiptare, mund të hasësh në të punësuar që vijnë nga Vranja, Vlladiçki Hanit, Surdulica, Leskoci e madje edhe nga Nishi e Kraleva.

Shembuj të anashkalimit të shqiptarëve në vende të ndryshme punës ka shumë, e që vlerësohen si shkelje të të drejtave themelore të njeriut.

Përfaqësimi proporcional krahas numrit të përqindjes së përkatësisë nacionale nëpër të gjitha institucionet lokale, rajonale e republikane, ka qenë kërkesë e kamotshme e shqiptarëve.

Shpërndaje në rrjetet sociale.
Google+ Disqus

Leave A Reply

comments powered by Disqus
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com