TREGTARI I PAPAGAJËVE!

0

Shkruan: Hajredin Hyda

Në Kosovën e pasluftës së vitit 1999 , kur në mungesë të artikujve të ndryshëm, por edhe si pasojë e luftës, mundej të tregtohej çdo gjë që ofrohej për konsumim , dhe nuk pyetej për çmim!

Bile në pazarin e Prishtinës filloi të tregtohej edhe me papagaj, dhe ata shiteshin në bazë të njohjes së gjuhëve të huaja, të cilat në Kosovë vlerësoheshin shumë, bile përkthyesit në disa raste vendosnin edhe për fatin e kombit e për shumë gjëra tjera!
Por nejse!

  • Por dialogu në mes të një tregtari të papagajëve dhe mushterinjëve është mjaftë interesant!

Myshteriu! – Sa kushton ky Papagall, dhe cilat janë kualitetet e tija?!
Shitesi përgjigjet: – Ky kushton 1.000 Marka dhe e flet gjuhën angleze!
E sa kushton ky tjetri papagall, pyet po i njejti myshteri?!
Ky kushton 2.000 marka, u përgjigjet shitësi, dhe vazhdoi duke treguar se ky Papagall flet: anglishtën dhe gjermanishtën !
Dhe kështu rritet çmimi, në bazë të njohurive të gjuheve të huaja… bile një Papagall kushtonë 6.000 Marka, sepse komunikonte në gjuhët: angleze, frenge, arabe, turke… besa edhe sërbe me një shqipe Motie-motie!!!
Myshteriu pyeti për një Papagall që ishte i vendosur pakëz anash, se sa kushton ai, dhe cilat jane kualitetet e tija?!

Shitesi i u përgjigj me krenari!

Ky kushton 10.000 Marka! nuk e flet asnjë fjalë, por të gjithë papagajët tjerë e thërrasin “SHEFF”, dhe sa herë që poston foton e tij në Facebok, edhe pse nuk thot asgjë, merr shumë LIKE!!!

“Histori e imagjinuar e pasluftes”!

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com