Tre të vdekur në aksidentin në Gramsh të Shqipërisë

0
Tre të vdekur në aksidentin në Gramsh të Shqipërisë

Një aksident i rëndë me tre të vdekur është shënuar në Gramsh mëngjesin e sotëm.

Drejtuesi i mjetit tip ‘Fuoristradë’ me  targa A037FH në të cilin udhëtonin katër persona, ka humbur kontrollin e makinës duke shkaktuar aksidentin, transmeton OraNews.

Viktimat janë Aleksadra Taragjini 52 vjeç, Artur Ibro 25 vjeç dhe Yzafer Cingërrima, i cili drejtonte mjetin.

Aksidenti ndodhi në fshatin Kodovjat, ndërsa mësohet se ka mbetur edhe i plagosur edhe shtetasi Mehmet Taragjini, 52 vjeç.

Ky i fundit është dërguar me urgjencë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore,nga ku bluzat e bardha bëjnë me dije se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Në vendgjarje kanë mbërritur dhe forcat e policisë, të cilët kanë nisur hetimit për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com