Tre të arrestuarit të dyshuar për në një plan, për të kryer atentat ndaj kryeministrit shqiptar Edi Rama|FOTO

0

serbi noaNë foto: Një nga tre të arrestuarit

Tre shtetas serbë janë arrestuar nga policia në Beograd pasi dyshohen se janë përfshirë në një plan për të kryer atentat ndaj kryeministrit shqiptar Edi Rama në vizitën e tij të pritshme në kryeqytetin e Serbisë.

Zyrtarisht policia e Beogradit pohoi arrestimin e tre personave, por refuzoi të konfirmojë se prangosja e tyre erdhi nën dyshimet për atentat ndaj Edi Ramës.

Mediat në Serbi raportuan dje dhe sot se tre të dyshuarit që u arrestuan në operacionin policor pamjet e të cilit i shihni më poshtë, mendohet të kishin planifikuar një atentat ndaj kreut të qeverisë shqiptare.

serbi noa2

Në foto: Nga aksioni policor i zhvilluar

Radio Televizioni i Serbisë raportoi se tre personat u arrestuan në qendër të Beogradit në zonën e rrugëve “Takovske” dhe “Svetogorske”. Makina tip BMW ku u krye arrestimi ishte me targa të Bujanovcit, raporton NOA

Mediat në Serbi thonë se persona të përfshirë në banda kriminale kryesisht me të rinj, janë duke planifikuar shkaktim trazirash gjatë vizitës së z.Rama në Serbi./BujanociNet/serbi noa3

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com