Tre persona të arrestuar për terrorizëm në Gjilan

0

Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria Kundër Terrorizmit, në mbështetje dhe të njësive tjera relevante policore, në rajonin e Gjilanit dhe në Prishtinë ka realizuar një operacion policor me që rast janë arrestuar tre persona të dyshuar për terrorizëm.

fotoTë dyshuarit janë: H. A. (1990), D. K. (1992) dhe K. H (1991)

Të dyshuarit janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer vepra penale të terrorizmit të përcaktuara sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, respektivisht: Lehtësimi në kryerjen e terrorizmit, rekrutimi për terrorizëm, shtytja për kryerjen e veprave terroriste, organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist dhe financimi i Terrorizmit”.

Policia e Koosvës njofton se gjatë operacionit si prova materiale janë konfiskuar: dokumente të ndryshme, disa pajisje elektronike etj.

Rasti është duke u hetuar në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com