Tre persona sulmojnë kazermën e ushtrisë në Shkup, një ushtar përfundon në spital
14:30 | 19 Mars 2018

Ministria e punëve të brendshme ka njoftuar se më datë 18.03.2018 (të dielën) në ora 21 e 20 minuta, në SPB-në e Shkupit është denoncuar se të njëjtën ditë rreth orës 18 e 30 minuta në kazermën “Strasho Pinxhur” në fshatin Petrovec, një ushtar profesional deri sa ka kryer detyra zyrtare te sektori i helikopterëve, ka vërejtur tre persona që kanë arritur aty me veturë. Pasi janë paralajmëruar se duhet të largohen nga gardhi i kazermës sepse bëhet fjalë për objekt ushtarak, personat kanë filluar të gjuajnë me gurë në drejtim të tij, kurse më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes, shkruan Gazeta Lajm. Ushtari me iniciale S.M. ka marrë lëndime nga ky sulm dhe është dërguar në spitalin “8 Shtatori”, kurse më pas është lëshuar për mjekim shtëpiak. Policia po punon për ndriçim të plotë të rastit.
Françeska Jaçe