Tre kate për një ditë: Kinezët përfunduan ndërtesën për 19 ditë! (Video)

0

Objekti ka 800 apartamente dhe hapësira komerciale në të cilat mund të punojnë katërmijë persona.

kinezet2-690x388

Plani fillestar kishte parashikuar ndërtimin e një objekti 220 katësh, por ai u refuzua për shkak të afërsisë së aeroportit, transmeton Telegrafi.

Shpejtësia e ndërtimit u arrit në sajë të përdorimit të segmenteve të prodhuara tashmë të objektit që janë ndërtuar në një vend tjetër.

Ky lloj i ndërtimit është më i përshtatshëm për mjedisin, si dhe redukton sasinë e transportit të nevojshëm të lëndëve të para.

Kompania ndërtuese, Broad Sustainable Building, më pare kishte përfunduar një konstruksion prej 30 katesh për vetëm 15 ditë. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com