Trazira në kampin e refugjatëve në Lesbos, 15 të arrestuar

0

Trazirat që shpërthyen në një kamp refugjatësh në ishullin grek të Lesbosit çuan në arrestimin e 15 personave, raportoi sot policia.

Një grup refugjatësh të rinj, kryesisht nga Pakistani dhe vendet e Afrikës së Veriut, u përleshën pranë disa zyrave në kampin Moria, pasi aplikimet e tyre për azil ishin refuzuar.

Ata tani do të përballen me dëbimin në Turqi, sipas një marrëveshjeje të BE-së me Ankaranë që prej muajit mars 2016.

Mbi një milion persona kanë mbërritur në Europë nga Turqia duke kaluar nëpër ishujt grekë të Egjeut dhe në kontinent, dhe më pas përmes vendeve të Ballkanit, përpara se vendet gjatë itinerarit të tyre të mbyllnin kufijtë.

Refugjatët e vendosur në kampe kanë kryer aplikimin për azil, por procesi është duke ecur në mënyrë të ngadaltë. /kp/Telegrafi/

 

The post Trazira në kampin e refugjatëve në Lesbos, 15 të arrestuar appeared first on Telegrafi.

Powered by WPeMatico

----- -------

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »