Transferimet që pritet ta “dridhin” futbollin në vitin 2015

0
Portali i mirënjohur sportiv, Goal.com, e ka parashikuar si shumë të “nxehtë” vitin 2015, në futboll.

Sipas këtij portali, shumë emra të mëdhenj të futbollit, pritet të ndërrojnë skuadra, e në mesin e tyre është edhe katër herë fituesi i Topit të Artë, Lionel Messi.

Ja lista e lojtarëve që mund të ndërrojnë skuadra në vitin 2015:

Arturo Vidal: Mund të largohet nga Juventusi, në drejtim të United.

Sergio Aguero: Nga City, mund të rikthehet në Spanjë, te Reali apo Barca.

Edison Cavani: E ardhmja e uruguaianit, mund të jetë Premierliga. Arsenali dhe Manchester United, mund të transferojnë sulmuesin e PSG.

Ross Barkley – Pitet të largohet nga Everton pasi ka zgjuar interesimin e disa skuadrave pas paraqitjeve të mira.

Yaya Toure – Mund të largohet nga Manchester City, derisa destinacion i mundshëm është PSG.

Davide De Gea: Portieri spanjoll, mund të zëvendësoj Iker Casillasin te Reali.

Marco Reus: Gjermani i Borussia Dortmundit është njëri ndër transferimet më të mundshme që mund të bëhet në vitin 2015.

Real Madrid, Barcelona, Bayern Munich, Chelsea dhe Manchester United, kanë shprehur interesim për të.

Paul Pogba: Ndonjë ofertë e madhe drejtuar Juventusit për francezin, mund të bëjë që Zonja e vjetër të heq dorë nga mesfushori.

Lionel Messi: Argjentinasi në vitin 2015, mund të bëjë sensacionin më të madh në futboll, duke u larguar nga Barcelona. Këtë gjë Messi, e ka paralajmëruar.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com