Trajneri serb kapet me dy kilogramë heroinë
19:26 | 09 Maj 2019

Një trajner serb, i cili po udhëtonte nga Austria drejt Zvicrës është arrestuar më 6 mars 2019, siç thotë Drejtoria Federale e Doganave  në Zvicër përmes një deklarate të lëshuar këtë të enjte.

Në pikën e kontrollit në Diepoldsau, trajneri 27 vjeçar u ndalua dhe u kontrollua nga stafi i ndihmës.

Ndërsa e skanonin, ata vunë re se ai kishte fshehur disa paketa nën rrobat e tij.

Një ekzaminim i afërt zbuloi se ai kishte mbështjellë rreth trupit rreth dy kilogram heroinë, me të cilën po hynte në Zvicër.

I riu dhe droga e konfiskuar iu dorëzuan policisë kantonale të Shën Gallenit. Në bashkëpunim me zyrën e prokurorit publik të kantonit të Shën Gallenit, do të nisë një proces penal ndaj të arrestuarit.

The post Trajneri serb kapet me dy kilogramë heroinë appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Alesia Bami