Trajneri i ri i Real Madridit nuk e do Balen në ekipin e tij
15:59 | 14 Qershor 2018

Dikur, Julen Lopetegui, trajneri i ri i Real Madridit, kishte thënë se Gareth Bale nuk jep asnjëherë 100% në fushë dhe se me të trajner, ai nuk do të kishte luajtur asnjëherë. Çfarë do të ndodhë tani?

Kanë qenë ditë të çuditshme dhe të mbushura me shpallje dramatike.

Julen Lopetegui është konfirmuar si trajneri i ardhshëm i Real Madridit, një ditë pasi u shkarkua nga Spanja.

Tani ai do të përgatitet për të stërvitur lojtarë si Ronaldo, Ramos, ndër të tjerë, edhe Gareth Bale.

Dhe pas emërimit të tij si trajneri i ri i Real Madrid, ka dalë në skenë një deklaratë spanjollit drejtuar pikërisht Gareth Bale.

Në vitin 2015, ai raportohet të ketë thënë: “Një lojtar te Real Madrid duhet të japë gjithmonë 100%. Nëse nuk e bën, atëherë më mirë të largohet. La Liga është komplet ndryshe nga Premier League.

“Një lojtar si ai nuk do të luante kurrë në ekipin tim.”

Edlira Rukaj