Tragjedi në Shkup, nëna hodhi fëmijën nga kati i katërt

0

Tragjedi në Shkup, nëna hodhi fëmijën nga kati i katërt

​Nëna 37 vjeçare e hodhi fëmijën gjashtë vjeçar nga ballkoni. Një orë pas këtij akti, nëna kishte hedhur edhe vetën nga kati i katërt i ndërtesës. Drama familjare ka filluar rreth orës 9 të mëngjesit. Fqinjët që ishin të pranishëm në këtë ngjarje, tregojnë se pamja ishte e tmerrshme, por që askush nuk priste se ajo vërtetë do të kryente një akt të tillë të tmerrshëm

“E lusnin mos të kërcejë por ajo kurrë nuk dëgjonte askënd. E lusnin babi dhe nëna e tij. Gruaja ishte e qetë dje na përshëndeti, këtu qëndrojmë çdo ditë, nuk e di nga doli kjo”.

“Për të ardhur keq. Ajo është nënë e re si dhe fëmija. Nëna ta hedh fëmijën, është për të ardhur keq”.

“Ajo kur pa dyshek nga njëra anë, shkoi në anën tjetër. Nuk e pash momentin e hedhjes, e ktheva fytyrën… E tmerrshme. Ajo taktizonte. Donte ta realizojë atë që kishte për qëllim. Pse, si? Nuk e di”.

Gruaja, përndryshe avokate, paraprakisht ishte grindur me bashkëshortin. Pasi është mbyllur në shtëpi, ka kërkuar nga fqinjët ta kapin fëmijën, para ndërtesës për ta shpëtuar atë për të cilin nëna është kërcënuar se do ta hedh.

“Nga Sektori i Punëve të Brendshme kanë dalë në vendngjarje dhe është kryer ekspertizë, hetimi vazhdon akoma, në rrjedhë është një anketim i fqinjëve që të përcaktohen shkaqet”, deklaroi Liza Bendevska, zëdhënëse e MPB- Shkup.

Gjendja e fëmijës tani është e qëndrueshme, por është nën mbikëqyrje të vazhdueshme. Nëna ka thyerje të brinjëve dhe është në rrezik jete. Ata janë vendosur në repartin e kujdesit intensiv në Qendrën Emergjente.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com