Trafikanti shqiptar mes “malit” me para

0

Një trafikant shqiptar, që shpenzonte mijëra sterlina në baste dhe postonte foto, i rrethuar nga grumbuj me para cash, është burgosur në Britani.

auto_124-620x3301427992219

Olsi Beheluli, 24 vjeç, u arrestua tetorin e shkuar pas një operacion, ku u sekuestruan kokainë dhe heroinë në vlerën e 4 milionë sterlinave.

Në pranga ranë edhe Besim Topalli, 29 vjeç dhe Azem Proshka, 23 vjec.

Në celularin e Behelulit u gjetën edhe foto si kjo, i rrethuar nga 250 mijë sterlina.

Beheluli fillimisht tha se paratë nuk janë të tijat, por janë bërë tek fotoja e një të afërmi në shtëpi.

Por hetuesit zbuluan se fotot ishin bërë në një apartament në Britani.

Në kohën e arrestimit, ai sapo kishte vendosur 12 mijë sterlina në një pikë bastesh.

Në llogarinë e tij bankare si student u gjetën 24 mijë sterlina.

Ai është dënuar më 1 prill me 11 vite burg. Shqiptarët e tjerë, Proshka dhe Topalli janë dënuar me nga 10 vite secili.

Image

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com